5 skuadrat ku mund të transferohet Suarez nëse i dështon kalimi te Atl Madrid
Luis Suarez raportohet se ka përfunduar kontratën me Barcelonës, ndërsa është shumë afër që të kalojë te Atletico Madrid.

Sulmuesi uruguaian fillimisht do të kalonte te Juventusi, mirëpo skandali me pasaportën italiane në testimin për gjuhë, prishi të gjitha planet.

Suarezit tani i ka mbetur si opsion më i mirë kalimi te Atl Madrid, por që nuk përjashtohet as kalimi te pesë skuadra të tjera.

Ajax, Liverpool, Inter, Leeds dhe Paris Saint-Germain, besohet se mund të jenë në listën e sulmuesit për të vazhduar karrierën.

Por, nuk përjashtohet që Suarezi të kalojë edhe në Kinë apo në Amerikë, aty ku shumë lojtarë që kanë luajtur në Evropë dhe kanë pasur mjaftë suksese.
Shtuar më 22/09/2020, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori