5 skuadrat që mund të transferojnë falas Lionel Messin në verë
Lionel Messi mund të largohet falas nga Barcelona gjatë kësaj vere.

Futbollisti argjentinas mund të mbyllë aventurën 19-vjeçare në skuadrën blaugrana, teksa ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon të largohet i lirë.

Që nga viti 2005, “Pleshti” ka rinovuar 8 herë kontratën e tij, e fundit ishte në vitin 2017.

Por cilat janë klubet ku mund të transferohet argjentinasi?


Manchester City

Nëse flitet për një nga futbollistët më të mirë në botë, nuk mund të lësh pa përmendur skuadrën e “Qytetarëve. Prania e Guardiolës, është një arsye më shumë për të besuar për këtë lëvizje.


Inter

Klubi zikaltër mund të quhet surprizë në këtë rast, pasi e ka të vështirë për të përballuar pagën e frikshme të Messit. Kjo lëvizje do të ishte në fakt dhe plotësimi i dëshirës së ish-presidentit Moratti.

PSG

Klubi parizien mund t’i zgjidhë shumë thjeshtë vështirësitë ekonomike duke larguar një mes Neymar ose Mbappe dhe më pas të transferojë argjentinasin. Në këtë mënyrë nuk do të kishte asnjë problem as për “Fair Play Financiar”.

Juventus

Messi dhe Ronaldo në të njëjtën skuadër? Mund të ndodhë, dhe sërish falë Guardiolës. Interesimi i Juventusit për strategun spanjoll është i madh prej kohësh. Mund të ishte një shans i madh për botën e futbollit për të shijuar spektaklin e dy yjeve që janë në perëndim të karrierës së tyre, por kanë edhe shumë për të dhënë.

Inter Miami

David Bekcham është një emër bindës, ashtu si Amerika, por vështirë se Messi do të preferojë një kalim të tillë në këtë moment të karrierës, ndaj edhe shanset janë shumë minimale.
Shtuar më 07/04/2020, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori