5 trajnerët që mund të zëvendësojnë Sarrin te Chelsea
Maurizio Sarri pas disa viteve të suksesshme në Itali me Napolin, dukej i gatshëm të sfidonte veten në Premier League, duke marrë drejtimin e Chelseat.

Kjo aventurë, e nisur mirë në muajin gusht, po kalon nëpër një periudhë të vështirë.

Chelsea dhe Sarri në javën që shkoi kanë përjetuar një nga humbjet më të mëdha në histori të tyre, duke u mposhtur 6-0 nga Manchester City në ‘Etihad Stadium’.

Ky rezultat ka shtyrë drejtuesit e Chelsea edhe ta mendojnë ndërprerjen e bashkëpunimit me 60 vjeçarin.

Mediet në Angli kanë përmendur pesë emra të trajnerëve që mund të zëvendësojnë Sarrin, duke filluar nga zëvendësi i tij Gianfranco Zola - Guus Hiddinik, Diego Simeone, Jose Mourinho dhe Nuno Espirito Santo, janë emrat e tjerë që mund të marrin drejtimin e Chelseat. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori