5 vendimet e mëdha që Zidane duhet t’i marr para se të rikthehet lufta për titullin në La Liga
Me kthimin e futbollit, Real Madridi po përgatitet të rikthehet në luftë për titull kampioni në La Liga, por përpara kësaj Zinedine Zidane duhet të marr pesë vendime të mëdha.

Këto vendime do të jenë thelbësore për rrugën e Los Blancos që ta mposht Barcelonën për titull, megjithëse aktualisht ata qëndrojnë dy pikë prapa Blaugranave.

Formacioni

Zidane është i dashuruar me formacionin 4-3-3, por rrethanat mund të diktojnë se si do të jetë në gjendje ta përdorë atë. Në këta faktorë futen edhe rikthimet nga lëndimet si Eden Hazard dhe Marco Asensio.

Këta dy futbollistë sulmues mund të formonin një treshe të përsosur në krahë të Karim Benzemas, që mbetet i paprekshëm.

Hazard dhe Asensio

Kthimi i belgut me siguri do ta dërgojë Vinicius Jr në bankë, ndërsa Asensio do të duhet të luftojë me Gareth Balen, Lucas Vazquezin dhe Rodrygo Goes për një vend në formacion.

Lojtarët e tjerë të sulmit që kërkojnë minuta janë Luka Jovic, Mariano dhe Brahim – por që nuk pritet të kenë shumë minuta, veçanërisht Jovic i dëmtuar.


Mesfusha me tre apo katër?

Forma e sulmit do të ndijkojë edhe në përzgjedhjet e mesfushës te Zidane kur të bëhet formacioni.

Nëse Zidane zgjedh që të luajë me tre në qendër të fushës, atëherë Casemiro me siguri do të jetë mesfushor fundor.

Fede Valverde do të luajë pranë tij, ndërsa Zidane do të duhet të vendosë mes Luka Modricit dhe Toni Kroosit, me gjermanin që ka një avantazh.

Sidoqoftë, nëse trajneri francez përdor katër në mesfushë, atëherë kjo i jep hapësirë Iscos në formacionin 4-4-2, një sistem që ishte përdorur nga Zidane gjatë edicionit 2016/17 në Ligën e Kampionëve.

Marcelo apo Mendy?

Në mbrojtje ka më pak dyshime me Thibaut Courtois që është tani portier i padiskutueshëm si zgjedhje e parë. E vetmja pyetje që mbetet është se kush do të jetë mbrojtësi i majtë, ku lufta është mes Marcelos dhe Ferland Mendyt.

Mendy ka luajtur 22 ndeshje, ndërsa braziliani ka 19 paraqitje në këtë sezon.

Rrotacioni dhe pesë zëvendësuesit

Me ndryshimet e rregullit që hynë në fuqi ku mund të bëhen pesë zëvendësime në ndeshje, Zidane do të duhet të adaptojë rotacionet e tij dhe ndryshimet taktike, të cilat mund të ndikojnë edhe në formacion.

Lëndimet çuan në atë që Zidane të përdorte formacionin 4-5-1 në Superkupën e Spanjës në Jeddah, që mund të rishfaqet përsëri. /


Shtuar më 26/05/2020, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori