59 minuta në fushë, Haaland e çon vlerën e kartonit 75 milionë euro
Erling Haaland po i kalon pritshmëritë. Blerja më e re e Borussia Dortmund i ka mahnitur të gjithë pasi në dy ndeshje ka hyrë si zëvendësues ku ka luajtur gjithsej 59 minuta dhe ka shënuar 5 gola.

Sipas gazetës gjermane "Bild", Haaland momentalisht kushton 75 milionë euro. Ekipet e mëdha të Europës tashmë e kanë të qartë, se nëse dëshirojnë ta transferojnë norvegjezin, kjo është shumë që ata duhet të paguajnë. Erling Haaland ka një kontratë me verdhezinjtë deri në vitin 2024.
Shtuar më 29/01/2020, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori