6 ekipe luftojnë për titullin në javën e fundit, kampionati më i luftuar në Europë
Në shumë kampionate europiane çështja e titullit është thuajse e mbyllur, por në Ligue 2 në Francë duhet të presim 90 minutat e fundit për të mësuar fituesin.

E veçanta është se në javën e fundit të kategorisë së dytë franceze gjashtë skuadra janë në garë për titullin dhe vetëm tre prej tyre do të fitojnë të drejtën për të luajtur në Ligue 1.

Strasbourg kryeson me 64 pikë. Në vendin e dytë janë Amiens e Troyes me nga 63 pikë, ndërsa Lens dhe Brest kanë 62 pikë. Surpriza Nimes është gjithashtu në garë me 61 pikë. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2017, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori