Në një kohë kur Real Madrid nuk po ecën siç duhet në La Liga dhe trajneri portugez Jose
Mourinho nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë me "Los Blancos" apo jo, presidenti Florentino Perez ka nisur të studiojë alternativat për teknikun e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton "Sport", një emër shumë interesant mund të jetë ai i Michael
Laudrup. Tekniku danez po zhvillon një sezon fantastik në krye të
Swansea në
Premier League duke tërhequr vëmëndjen e shumë klubeve.
Por përveç
Laudrup, janë edhe disa emra të tjerë që përmenden çdo javë nëpër media si zëvëndësuesit e mundshëm të "Special One".
A do të largohet
Mourinho nga "Santiago Bernabeu" dhe kush do ta zëvëndësojë? Kjo mbetet për tu parë.../albeu.com/
Shtuar më 15/01/2013,
ora 08:51