6 emrat që "kërcënojnë" Allegrin (FOTO LAJM)

Ruud Gullit
Dëshira e çmendur e Pippo Inzaghit, çështja e zemrës e Carlo Ancelottit dhe ideja e çmendur e Ruud Gullit. Tre të vërteta dhe tre kandidatë potencialë për të marrë në një të ardhme të afërt drejtimin e stolit të Milan dhe për të larguar prej aty trajnerin aktual Massimiliano Allegri.

Shumë presion, pakënaqësi nga drejtuesit dhe shumë tashetheme nëpër media tregojnë se ish tekniku i Cagliarit nuk e ka të sigurtë të ardhmen në stolin kuqezi, pavarësisht fjalëve të ëmbla të Adriano Galliani.

Të gjithë kandidatët janë ish milanistë, disa prej tyre edhe emra të mëdhenjë të historisë së klubit, por vetëm një bën përjashtim. Ai është ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ëndrra e presidentit Silvio Berlsuconi, i cili duket edhe shumë pranë Premier League, aty ku përflitet se do të pasojë Sir Alex Ferguson në stolin e Manchester United.


Ende asgjë nuk është e sigurtë por pritet që në përfundim të sezonit Milan të bëjë rotacion në stol. Por nëse rezultatet nuk janë ato të kërkuarat atëherë Allegri mund ti japë lamtumirën Milanit edhe gjatë sezonit.../albeu.com/


Shtuar më 14/09/2012, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori