E FUNDIT/ Eleminuan ish-policin Santiago Malko, ndalohet një person
6 muaj pa rrogë, punonjësit e Vllaznisë në protestë (VIDEO)

deklarata punonjesi on Vidnews.

Punonjësit e klubit të futbollit të Vllaznisë në stadiumin 'Loro Borici' dhe "Reshit Rusi" janë ngritur në protesta.

Punonjësit, të cilët janë në varësi të bashkisë, thonë se kanë 6 muaj pa marrë pagat.

Së bashku me kreun e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë ( BSPSH) ata kërkojnë zgjidhjen e problemit.

"Nuk kërkojmë rroga shtesë, as vjetërsi pune dhe as 15 ditët e pushimit. Kërkojmë rrogën minimale. Asnjë në Shkodër nuk e ka rrogën më të vogël sesa ne dhe nuk na e japim. Këtu punojnë njerëz që janë për bukën e gojës, nuk kanë me çfarë të paguajnë dritat dhe ujin. Nëse sëmuren nuk shkojnë dot në spital sepse nuk paguajnë dot.

Ka 6-7 vite që ndodhin këto probleme dhe siguracionet nuk paguhen. Punën e kemi bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. Është punë e vështirë por ja kemi dalë. Nuk kërkojmë lëmosh por rrogat tona. Kemi bërë punën, të na paguajnë hakun,"-tha një nga protestuesit.

Ndërkohë kreu i BSPSH tha se problemi vjen për shkak të Prefekti i Shkodrës nuk ka miratuar fondin e akorduar të Këshillit Bashkiak për pagesën e punojësve.

"Para shumë kohësh Këshilli Bashkiak i Shkodrës i delegoi Klubit Vllaznia 450 mln të vjetra që janë shpenzuar deri në muajin qershor. Me një vendim tjetër Këshilli Bashkiak i shkodrësi i delegoi edhe 200 mln lekë të vjetra për fondin e pagave, të sigurimeve shëndetësore të punonjësve që ishin pa paguar. Por fondi nuk i firmos nga Prefekti i Shkodrës me argumenti ligjor se nuk i njeh vendimet e vjetra të Këshillit Bashkiak. Për shkak të ngatërresave politike primitive këto punonjës janë penalizuar dhe nuk marrin rrogat, pa përmendur se nuk i paguhen sigurimet shoqërore dhe orët shtesë jashtë orarit, si edhe nuk marrin pushimet e përcaktuara nga ligji,"-tha ai.
Shtuar më 12/09/2019, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori