6 muaj pezullim për 3 futbollistë të Superiores (FOTO LAJM)

Ilion Lika - Flamurtari
Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit vepron me dorë të rëndë ndaj akuzave për tolerim ndeshjesh duke dënuar me nga 6 muaj pezullim tre lojtarë të Kategorisë Superiore.

Ilion Lika, Arben Muskaj dhe Ganiol Kaçuli nuk duhet të aktivizohen në asnjë aktivitet për 6 muajt e ardhshëm pasi janë cilësuar fajtorë për komplotim dhe influencimrezultatit të ndeshjes.

Portieri i Flamurtarit, Ilion Lika cilësohet fajtor për influencimrezultatit në ndeshjen kundër Kukësit të luajtur në datën 16 mars ku skuadra veriore fitoi 4-0 dhe të datës 4 mars ne ndeshjen Partizani-Flamurtari që përfundoi 2-1.

Sipas Etikës, 20-vjeçari i Partizanit, Arben Muskaj rezulton fajtor për influencim në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, Laçi-Partizani ku mbrojtësi doli me karton të kuq në minutën e 55 ndërsa ekipi kryeqytetas u mund në kohën shtesë me rezultatin 3-0 duke i dhënë lamtumirën trofeut të Kupës.

Lojtari i tretë që pezullohet me 6 muaj është Ganiol Kaçuli për ndshjen e kampionatit, Elbasani-Partizani e luajtur në 16 mars ku skuadra e Duros fitoi 4-1 edhe pse e mbylli pjesën e parë në disavantazh.

Kjo është hera e dytë që Komisioni i Etikës del me vendime që lidhen me ndeshjet e dyshuara pasi disa muaj më parë, mbrojtësi i Elbasanit Arjan Pisha dhe portieri i Teutes, Alfred Osmani u ndënuan me nga 6 muaj për të njëjtën akuzë. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori