6 ndeshje në Kategorinë e Parë, cilat skuadra do të përballen sot
Do të luhen ditën e sotme 6 ndeshje në Kategorinë e Parë, ku nuk mungojnë sfidat interesante.

grupin A, për fazën “play-off”, Besëlidhja pret në shtëpi Kastriotin, me këta të fundit që kanë siguruar edhe matematikisht ngjitjen në Superiore dhe lezhjanët do kërkojnë fitoren me çdo kusht. Ndeshja tjetër e kësaj faze në të njëjtin grup, është edhe ajo mes Korabit dhe Erzenit, që pritet të jetë shumë e luftuar.

grupin A, për fazën ”play-out”, Dinamo do të kërkojë me çdo kusht fitoren ndaj Burrelit në transfertë, në mënyrë që të largohet nga zona e rënies. Në ndeshjet tjetër, Veleçiku luan në transfertë Egnatian.

grupin B, për fazën “play-out”, spikat sfida Apolonia-Pogradeci, me liqenorët që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të qëndruar në vendin e dytë, duke ditur që fierakët tani edhe matematikisht janë në Superiore. Lushnja gjithashtu do të kërkojë fitoren ditën e sotme, teksa përballet me Besën jashtë.

“PLAY OFF”

JAVA E 23-TË/ SOT

BESËLIDHJA-KASTRIOTI 17:30

KORABI-ERZENI 17:30

“PLAY OUT”

JAVA E 23-TË/ SOT

BURRELI-DINAMO 17:30

EGNATIA-VELEÇIKU 17:30

TËRBUNI PUSHIM

“PLAY OFF”

JAVA E 23-TË/ SOT

APOLONIA-POGRADECI 17:30

BESA-LUSHNJA 17:30

Shtuar më 11/07/2020, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori