6 pikë nga kreu dhe më dobët se Sarri, çfarë po ndodh me Juven dhe Dybalan
Minus 6 pikë nga kreu. Distanca rritet dhe Juve tani me të vërtetë duhet të ndryshojë ingranazhet për të arritur qëllimin e treguar nga Presidenti Agnelli, kampionati i dhjetë historik radhazi, shkruan Albeu.com.

Renditja po përkeqësohet, Milani tani është gjashtë pikë larg: ishte sezoni 2015-16, viti i fillimit tronditës me vetëm 12 pikë, që bianconerët nuk ishin aq larg nga kreu pas vetëm nëntëjavsh.

Juve i Pirlos ka gjithashtu gjashtë pikë më pak sesa Juve e Sarrit, dy më pak se Juve i Contes dhe pesë më pak se Allegri.

Kualifikimi për në raundin e 16 të Ligës së Kampionëve nuk duhet të mashtrojë sepse grupi ka provuar të jetë një nga më pak cilësorët në vitet e fundit.


Juve i Pirlos është i varur nga Ronaldo

Ekziston një Juve me Ronaldon dhe një Juve pa Ronaldon.

Dhe kur fenomeni mungon, a duhej ta linit në shtëpi dhe as ta çonit në stol?

Pesë ndeshje: një fitore (Dinamo Kiev), tre barazime (Crotone, Verona dhe Benevento) dhe një humbje (Barcelona). Me Cristiano ka mesatarisht 2 gola për ndeshje; pa u zbritur në 1.3. Dhe nëse Morata nuk mendon për këtë, rruga drejt suksesit nuk mund të gjendet.

Ronaldo plus Morata, ok. Por Dybala? Argjentinasi deri më tani po zhgnjen si kurrë më parë. Edhe në Benevento Dybala i cili gati sa nuk shënoi dy herë, por dukej i dëshpëruar dhe akoma larg gjendjes më të mirë.

Juve, shumë ndërprerje

Gjashtë pikë diferencë nga Milani janë shumë.

Juve është ndalur nga Verona, Lazio dhe Benevento, në pamundësi për të menaxhuar rezultatin sidomos në pjesën e dyt. Një problem që dukej se ishte arkivuar sezonin e kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2020, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori