600 golat e Messit, gjithçka në 14 vite: Një ndeshje e madhe
Lionel Messi ishte protagonist kryesor në ndeshjen e djeshmë duke realizuar 2 gola në fitoren 3-0 që Barcelona arriti kundër Liverpoolit.

Katalanasit tashmë janë një hap pranë finalen së Madridit ku do të presin Tottenhamin ose Ajax-it.

Por për këtë sukses meritë ka Lionel Messi i cili këtë sezon është shumë pranë fitimit të Topit të Artë në rast se triumfon me Barcelonën në Chaampins.

minutën e 75, argjentinasi shënoi golin e parë, ndërsa në minutën e 83, realizoi dhe golin e dytë personal, një kryevepër. Ky gol, ishte i 600-ti për 32-vjeçarin, i cili për koeçidencë, golin e parë e ka shënuar pikërisht me datën 1 maj të vitit 2005, përballë Albasetes në kampionët. Magjistar…

Pas ndeshjes, Mesi foli shkurtimisht, duke thënë se ndeshja e sotme përballë Liverpulit ishte e shkëlqyer: "Një rezultat shumë i mirë, bëmë një ndeshje të madhe. Krijuam shumë raste dhe e gjithë skuadra luajti në maksimum. Asgjë nuk ka mbaruar, por sot ia dolëm të merrnim atë që dëshironim.

"Jemi në një moment të bukur, por duhet të qëndrojmë të bashkuar. Lojtarët dhe tifozët, duhet unitet. Është diçka e shëmtuar të shohësh Kutinjon të bombardohet ashtu. Duhet unitet dhe të mbështetim njëri-tjetrin", u shpreh argjentinasi.

Shtuar më 02/05/2019, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori