6000 turq në Londër, policia angleze në alarm (FOTO LAJM)

Tifozë të Besiktas
Pëlqej
Policia angleze është në alarm për mbërritjen në Londër të 6000 tifozëve turq. Në fakt Arsenal dhe Tottenham, në harkun e vetëm 24 orëve, do të përballen me dy skuadrat turke Galatasaray dhe Besiktas dhe kjo i gjë i ka friksuar jo pak forcat e rendit të kryeqytetit anglez, me policinë londineze që duhet të mbajë nën kontroll plotë 6000 mijë tifozë që njihen për temperamentin e tyre të nxehtë dhe shpeshherë nuk kanë nguruar të ndërrmarrin akte huliganizmi.

Rivaliteti mes dy skuadrave të Stambollit është shumë i madh aq sa në rrugët e Londrës mund të ketë përplasje mes dy tifozerive, është kjo gjë ajo që ka vënë në alarm policinë angleze.

Precendetet e mëparshëm janë me të vërtetë shqetësues: Vitin e kaluar derbi mes Galatasaray dhe Besiktas u ndërpre kur ndeshja ishte e fiksuar me shifrat 2-1 në favor të verdhekuqëve pasi qindra tifozë pushtuan fushën, ndërsa lojtarëve të të dyja skuadrave iu desh të vraponin për të hyrë në ambientet e brendshme të stadiumit për të evituar ndonjë sulm të mundshëm.

Në atë kohë policia turke për të parandaluar përleshjet masive përdori gaz lotsjellës duke qetësuar disi irritimin e fansave.

Por nuk është ai i 2013 precedenti i vetëm pasi dy tifozeritë u përleshën edhe në vitin 2012 pas një ndeshjeje basketbolli mes dy skuadrave të Stambollit.

Galatasaray i Prandellit do të jetë nesër në "Emirates Stadium" përballë Arsenal dhe do të mbështetet nga 3000 tifozë verdhekuqë ndërsa 2800 të tjerë do të mbështesin Besiktas në "White Hart Lane" një ditë më pas.

Për këtë arsye policia angleze ka filluar të qëndrojë në gatishmëri pasi e di shumë rrezikun që paraqesin fansat e dy skuadrave turke. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori