603.9 mililionë, rekord të ardhurash për Real Madrid
Pëlqej
Merkato e pandalshme për një skuadër "Galaktike": 100 milionë Euro për Gareth Bale, rekord absolut verën e 2013, mbi 80 milionë Euro për James Rodriguez këtë verë. Shifra të çmendura që kanë krijuar idenë se Real Madrid vë syrin, zgjedh dhe paguan dhe çdo lojtar që dëshiron është i destinuar të bëhet i tiji falë forcës së milionave dhe strategjisë së klubit 10 herë kampion Europe.

Gjithsesi përtej aspektit romantik, strategjia e drejtuesve madrilenë ka një shpjegim të thjeshtë: Reali mund të shpenzojë shumë pasi fiton shumë. Kështu nëse jeni të habitur për fushatën e milionave të kësaj vere, do të habiteni më pak nëse mësoni se sa arkëtoi Reali i Madridit në sezonin e kaluar.

Gjatë konferencës së tij të shtypit, ku foli për Ronaldon, Di Marian, Xabi Alonson e Falcaon, President i "Los Blancos", Florentino Perez, zbuloi dhe një detaj mjaft interesant. Real Madrid ka arkëtuar gjatë sezonit 2013-2014 plot 603.9 milionë euro, fitime të jashtëzakonshme që i lejojnë Perez të veprojë me dorë të lirë, e të përballet me ballin lart në Asamblenë e ortakëve të klubit që do të zhvillohet në 21 Shtator duke ju treguar numra vërtet impresionues për sa i përket bilancit.

Sipas "Marca"-s shuma prej 603.9 milionë eurosh është arkëtuar, në 32% të saj nga marketingu, 30 % nga e drejta televizive, 25 % nga ortakët e klubit dhe të ardhurat nga stadiumi si dhe 13 % nga zhvillimi i miqësoreve apo eventeve ndërkombëtare.

Falë fitimeve të tilla klubi mund të përballojë shumë mirë dhe borxhin apo kreditë e mara, në fakt borxhi neto i klubit aktualisht është 71.5 milionë euro, 21 % më pak se një sezon më parë. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2014, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori