Kanë mbetur vetëm edhe shtatë ditë deri te mbyllja e afatit kalimtar dimëror të transferimeve.
Deri tani kemi pasur mundësinë të shohim disa transferime interesante, ku Moussa Dembele u largua nga
radhët e Lyon për t’iu bashkuar Atletico Madridit, Mesut
Ozil më në fund arriti të largohet nga Arsenali, ku kompletoi transferimin te
skuadra turke Fenerbahçe dhe Mario Mandzukic që kaloi në
radhët e AC Milan-it, pasi që ishte edhe si futbollist i lirë, përcjell KosovaPress.
Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitura të gjitha spekulimet rreth transferimeve që mund të ndodhin gjatë afatit kalimtar dimëror:
Klubi londinez Arsenal ka konfirmuar
largimin e Mesut
Ozil, dhe se ky i fundit ka kompletuar një transferim tek
skuadra turke Fenerbahçe, raporton faqja zyrtare e Arsenalit në Twitter.
Manchester United do të lejojë
largimin e Jesse Lingard nga klubi, duke i ofruar mundësinë e huazimit tek ndonjë klub tjetër në Premier Ligë, raporton ESPN.
Martin Odegaard do t’i bashkohet skuadrës së Arsenal-it nesër, ku marrëveshja do të jetë në formë huazimi për sezonin e mbetur 2020/21, raporton ABC.
Barcelona po shikon mundësinë e transferimit të David Alaba dhe Sergio Aguero. Të dy, ylli i Bayern Munich dhe ylli i Manchester Cityt do të jenë në formën e agjentëve të lirë, pasi në fund të këtij edicioni do t’iu skadojnë kontratat aktuale, raporton Mundo Deportivo.
Raphael Varane është i gatshëm të largohet nga
skuadra e Real Madridit, për një aventurë të re. Kontrata e tij aktuale do të skadojë në vitin 2022, dhe “Galaktikët” do të shikojnë rreth mundësisë së ofrimit të një kontrate të re, më mirë se të largojë lojtarin me parametra zero, raporton SPORT.
Stephan El Sharawy pritet të përfundojë testet mjekësore tek AS Roma gjatë ditëve në vazhdim, pasi që ka pranuar të nënshkruajë me romakët pas largimit të tij nga Kina, respektivisht Liga kineze, raporton Gazzetta dello Sport.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 20:18