7 Kilogramë mbipeshë, tifozët e Realit shpërthejnë kundër Hazard
Eden Hazard u nga Chelsea në merkaton e verës, teksa kompletoi kalimin e tij te Real Madridi.

Belgu nuk po kalon një moment të mirë dhe trajneri francez Roland Kurbua thotë se ai ka shkuar te Reali i Madridit mbipeshë dhe nuk mund të jetë lideri. “Të gjithë mendonin se Hazard do të ishte lokomotiva e këtij Reali, por në fakt ai është thjesht një vagon. Në fazën përgatitore me skuadrën madrilene ishte 7 kilogramë mbipeshë. Duhet të përmirësohet akoma më shumë për të ndihmuar skuadrën”, thotë ish-trajneri i Marsejës, Bordosë dhe Montepelie.

Ndryshe nga koha kur sulmuesi 28-vjeçar luante te Chelsea dhe nuk kishte kritika, tani te Reali përveç formës jo të mirë, duhet të përballet edhe me kritikat e shumta që vijnë nga njerëz të ndryshëm.

Megjithatë Hazard mendon se ka nevojë për tu ambientuar edhe pak, për të treguar formën e tij më të mirë më vonë.
Shtuar më 21/09/2019, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori