7 klube të Superiores kërkojnë shtyrjen e rifillimit të kampionatit
Temperaturat shumë të ulëta në ditët e fundit, ngricat, dëbora, kanë trembur skuadrat e Superligës që sipas parashikimit duhet të rikthehen në fushë më 21 janar.

Kjo situatë e vështirë mund të shtyjë për një datë të mëvonshme fillimin e kampionatit, pasi kjo gjë tashmë është kërkuar nga disa klube.

“7 klube të Superiores kërkojnë shtyrjen e rinisjes së kampionatit. Për shkak të motit të acartë dhe temperaturave shumë të ulëta, nisur edhe nga kërkesat e aktorëve të garës, FSHF-ja ka marrë konfirmimet e pjesës më të madhe të klubeve.

Shumica e tyre kërkojnë shtyrjen me një javë të rifillimit të fazës së 3-të të Kategorisë Superiore. Megjithatë, FSHF-ja do të dalë së shpejti me një vendim final zyrtar,” – shkruhet në faqen zyrtare të federatës.


Shtuar më 10/01/2017, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori