7 orë bisedime, Chelsea zgjedh Maurizio Sarrin si trajner të ri
Pëlqej
Maurizio Sarri është trajneri i ri i Chelseat. Pas bisedimeve që zgjatën 7 orë mes drejtuesve të klubit anglez dhe përfaqësuesit të Sarrit, palët kanë rënë dakord për një bashkëpunim duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Ka qenë presidenti i Chelseat, Roman Abramavic i cili ka dhënë OK dhe është gati të paguajë 8 milionë euro për klauzolën e Sarrit.

Klauzola skadon më 31 maj dhe megjithëse Napoli shkarkoi Sarrin, ka të drejtë të kërkojë shifrën e 8 milionë eurove për teknikun. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori