71,2 mln euro, kaq vlen Falcao
Shumë media europiane shkruajnë se Chelsea dhe Real Madrid kanë nisur sulmin për të marrë në ekipet e tyre në janar sulmuesin kolumbian të Atletico Madrid, Radamel Falcao. Sipas asaj që lexohet në faqet e "El Mundo Deportivo", çdo skuadër që kërkon të marrë shërbimet e "El Tigre" nuk duhet të paguajë më 60 milionë euro por plot 71,2 milionë, pasi "Los Colchoneros" e kanë rritur klauzolën e bomberit.

Radamel Falcao u ble nga Porto për shumën e 40 milionë eurove por fitimi i Europa League dhe SuperKupës së Europës falë golave të tij po e rrit vlerën e tij dita-ditës, megjithatë Reali dhe Chelsea janë gati të bëjnë çmendurira për të. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2012, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori