78 trofe, Real Madrid barazon Barcelonën (FOTO LAJM)

3 Kupa Interkontinentale
Pëlqej
Superkupa e Europës nuk është thjesht një trofe vere për Real Madrid pasi nëse hidhen sytë nga statistikat, kupa e fituar në Cardiff ka një vlerë të madhe për ekipin e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Ky është trofeu numër 78 në historinë e klubit madrilen që barazon kështu Barcelonën.

Trofeun e parë, ekipi mbretëror e ka marrë në 18 Prill të vitit 1905 pasi mundi 1-0 Athletic Bilbaon në finale e Kupës së Mbretit.

Gjithsesi, brenda pak ditësh, Real Madrid mund ta parakalojë Barcelonën, pasi do të luajë edhe ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madrid. Në rast se "Blancos" triumfojnë edhe në këtë përballje, atëherë titujt në muzeun e tyre do të jenë 79 dhe Barcelona mund ta shikojë veten si ndjekëse edhe në këtë garë. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 12:10
lorina hoti
e Premte 15 Gusht 2014, Ora 18:32
ma te miret jan kta :* <3
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori