8 emra në axhendën e Juventus (FOTO LAJM)

Didier Drogba - Shangai Shenhua
Pavarësisht dekalratave të ditëve të fundit të Drejtorit të Përgjithshëm të Juventus, Giuseppe Marotta se bardhezinjtë nuk do të bëjnë asnjë blerje në merkaton e janarit, kampionët e Italisë kanë nisur tashmë punën kur kemi hyrë në dy javët e fundit të merkatos. Sipas asaj që shkruan "Tuttomercato", klubi torinez është në tratativa me disa lojtarë ku nuk përfshihet vetëm reparti i sulmit (duke parë nevojën e një bomberi) por edhe në mbrojtje, pas dëmtimit të Giorgio Chiellini.

Disa janë emra të njohur tashmë pasi prej muajsh mbushin faqet e para të gazetave sportive, ndërsa dy emrat e rinj janë ai i mbrojtësit të Nordsjaellan, Jores Okore, futbollist nga Bregu i Fildishtë por që luan për kombëtaren e Danimarkës dhe mbrojtësi i talentuar brazilian i Botafogos, Doria. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2013, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori