Përfundojnë ndeshjet e kthimit në
Kupën e Shqipërisë.
8 skuadra kanë prerë biletën për në çerekfinale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në futbollin kombëtar.
E gjithë vëmendja ishte e përqëndruar në “Elbasan Arena” ku Partizani pavarësisht fitores u eliminua nga Besëlidhja. Të kuqtë mposhtën 3-1 skuadrën e Besëlidhjes por ky rezultat bëhet i “pavlefshëm” për shkak të humbjes ndeshjen e parë në shifrat 0-3.
Në grupin A,
Tirana ia doli të kualifikohet ndaj Kastriotit, me
rezultatin e përgjithshëm 7-1, teksa në ndeshjen e radhës bardheblutë do të përballen me Besëlidhjen.
Ndeshja më e bukur e kësaj faze pritet të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Bylisit, me këta të fundit që kaluan Laçin me
rezultatin e përgjithshëm 4-3, ndërsa korçarët u kualifikuan ndaj Besë së Kavajës me
rezultatin 3-0.
Këto janë skuadrat që siguruan kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë: Vllaznia,
Tirana, Skënderbeu, Kukësi, Bylis, Apolonia, Besëlidhja dhe Teuta.
Çiftet çerekfinaliste në
Kupën e Shqipërisë, ku ndeshjet e para do të luhen në 18 mars:
Tirana-Besëlidhja
Vllaznia-Teuta
Apolonia-Kukësi
Bylis-Skënderbeu
Shtuar më 12/02/2020,
ora 16:04