80 metra vrap dhe ... gooool (VIDEO)
Serie B italiane po bën xhiron e botës në internet. Jo për cilësinë dhe emrat e mëdhenj që luajnë aty por për një gol spektakolar që është shënuar në një prej ndeshjeve të saj.

Denilson">Denilson Gabionetta">Gabionetta, pasi eci 80 metra me topin në këmbë dhe nuk u ndal nga askush, mposhti shumë lehtë portierin e Cittadella">Cittadella-s, duke bërë që goli të bëjë xhiron e botës në web.

Duheshin edhe pak minuta të mbyllej ndeshja dhe sulmuesi brazilian vendosi të marrë topin nga 80 metra dhe me një shpejtësi të admirueshme u gjend përballë portierit kundërshtar, përballë të cilit nuk e kishte të vështirë të çonte topin në rrjetë dhe të fiksonte rezultatin final: Crotone 3-1 Cittadella">Cittadella. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2012, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori