80 mln euro, Manchester United prezanton blerjen rekord të janarit
Manchester United ka prezantuar blerjen më të rëndësishme dhe atë rekord për merkaton e dimrit.

Bëhet fjalë për Bruno Fernandes, mesfushori portugez që u ble nga Sporting Lisbona për 80 milion euro. Futbollisti fimosi një kontratë 5-vjeçare, përpara se të pozonte bashkë me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Ishte pikërisht tekniku norvegjez që kërkoi me ngulm Bruno Fernandes, duke detyruar “Djajtë e Kuq” të shpenzonin një shifër marramendëse për të mundur rivalitetin e klubeve të tjerë të mëdhenj të Europës, që gjithashtu interesoheshin për mesfushorin.

Bruno Fernandes konsiderohet si një goditje e rëndësishme në misionin e Manchester United për të shpëtuar sezonin me një biletë për në Champions League sezonin e ardhshëm.
Shtuar më 31/01/2020, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori