​5 persona vdesin gjatë një rrëmuje në stadium
Pesë persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë lënduar gjatë një rrëmuje në një stadium në Angola, pas një ndeshjeje të Champions Leagues të Afrikës.

Dyert e stadiumit ishin mbyllur pas përfundimitndeshjes dhe tifozëve nuk iu lejua largimi. Për këtë arsye, aty u bë shumë rrëmujë pas hapjes së dyerve pasi që të gjithë tentuan të dalin sa më shpejt dhe shumë tifozë u shkelën nga kuajt e policisë.

Ministria e Sportit të Angolës e ka lëshuar një deklaratë zyrtare të dielën, ku shkruajnë se ata pendohen dhe ndihen keq për pesë personat e vrarë dhe shtatë të lënduarit. Ata, gjithashtu, bënë të ditur se personat e lënduar tanimë janë liruar nga spitali.

Për më tepër, ata i fajësuan organizuesit e ndeshjes, pasi që sipas tyre shtyrja e kohës së fillimit të ndeshjes kishte bërë që dyert të mbetnin të mbyllura edhe pas përfundimitndeshjes. Megjithatë, hetimet për këtë incident nuk kanë përfunduar, kështu që shkaku i vërtetë ende nuk dihet.

Vitin e kaluar, 17 persona kishin vdekur dhe dhjetëra të tjerë ishin lënduar në një rrëmujë në stadiumin e Uiges, një qytet në veri të Angolas.
Shtuar më 17/09/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori