​Casemiro: Modric? Topin e Artë e meriton Ronaldo
Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, ka thënë se ai do t’ia jepte çmimin “Topn e Artë” ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldos, dhe jo yllit kroat të klubit madrilen, Luka Modricit.

Pas ndeshjes kundër Romës, të cilën “Los Blancos” e fituan me rezultat 3-0, mesfushori brazilian u intervistua nga mediat dhe e bëri të ditur se sipas tij Cristiano Ronaldo është ai që e meriton atë.

“Topi i Artë për Modricin? Mendoj se ka qenë një vit shumë i mirë për Lukan, por unë do t’ia jepja këtë çmim Cristiano Ronaldos”, ka thënë Casemiro. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori