UEFA ka bërë të ditur se asnjë person nuk do ta sfidojë presidentin aktual të këtij organi qeverisës së futbollit në Evropë, Aleksander Ceferinin, në
zgjedhjet e ardhshme për pozitën e presidentit.
Ceferini do të vazhdojë të jetë presidenti i UEFA-s edhe për një mandat
tjetër pasi që tanimë është bërë e ditur se askush
tjetër nuk ka dashur të konkurrojë për këtë pozitë në
zgjedhjet që do të mbahen në
shkurt të vitit 2019.
Ceferini e mban detyrën e presidentit të UEFA-s tash e dytë vite, pasi që në vitin 2016, ai e zëvendësoi ish-presidentit Michel Platini. Në gusht, slloveni u nominua për edhe një mandat
tjetër katërvjeçar.
Zgjedhjet do të mbahen në Romë më 7
shkurt, por tani këto zgjedhje do të jenë vetëm si formalitet pasi që
Ceferini do të jetë i vetmi kandidat. Në këtë kohë do të zgjidhet edhe pozita e zëvendës presidentit të FIFA-s, si dhe anëtarët e Këshillit të FIFA-s.
Shtuar më 08/11/2018,
ora 17:30