​David Beckham zbulon emrin e klubit të tij (VIDEO)

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, David Beckham, ka bërë të ditur se klubi i tij do ta ketë emrin Inter Miami, si dhe e ka publikuar për herë të parë logon e klubit. Klubi, nën drejtimin e ish-kapitenit të Anglisë, do të fillojë të luajë në vitin 2020.

“Para katër viteve, ne ëndërruam për një klub futbolli. Sot, jemi krenar ta publikojmë logon zyrtare të këtij klubi. Bashkohuni në rrugëtimit tonë, i cili sapo ka filluar. Këta jemi ne. Ky është Miami”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Beckhami kishte luajtur për pesë sezone në Amerikë, për klubin LA Galaxy, dhe gjatë kësaj kohe e kishte fituar dy herë MLS Cup. Ndërsa, në vitin 2013, ai u largua për t’iu bashkuar skuadrës së PSG, klub ky në të cilin edhe u pensionua.
Shtuar më 05/09/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori