Depay tallet me Cityn: Manchesteri është ende i kuq (FOTO LAJM)

Memphis Depay, mbrëmë ndihmoi Lyonin të sigurojë fitore si mysafir ndaj Manchester Cityt në Etihad, dhe ish-lojtari i Manchester Unitedit nuk mundi t’i rezistojë dëshirës për tu tallur me rivalët e qytetit të ish-klubit të tij.

“Manchesteri është ende i kuq”, ka shkruar 24-vjeçari në një video që e publikoi, ku shihet ai dhe bashkëlojtarë e tij të veshur me ngjyrë të kuqe, duke ngrënë bukë.

Megjithatë, Depay nuk ishte i vetmi ish-lojtar i “Djajve të kuq” i cili luajti dje kundër Manchester Cityt. Rafael de Silva gjithashtu startoi në këtë ndeshje dhe ai ishte personi i fundit që u largua nga fusha, pasi që kishte mbetur aty duke festuar fitoren.

“Është një ndjenjë shumë e mirë, unë nuk dua të humbas këtu asnjëherë. Jam shumë i lumtur. Të gjithë e dinë se jam tifoz i Manchester Unitedit, kështu që është një ndjenjë shumë e mirë të vij këtu dhe të fitoj”, ka thënë Rafael.
Shtuar më 20/09/2018, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori