​Doktorët e spitalit në Britani i vjedhin të dhënat mjekësore të Fergusonit
Tre anëtarë të stafit mjekësor të spitalit ku u trajtua ish-trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, për gjakderdhje në tru, janë duke u hetuar pasi që i kishin kontrolluar të dhënat mjekësorë të skocezit pa lejen e tij.

Dy mjekët dhe këshilluesi i atij spitali, të cilët janë duke u hetuar, nuk ishin pjesë e stafit që po përkujdesej për Fergusonin në Salford Royal, përderisa ai ishte duke luftuar me vdekjen këtë verë.

Të paktën dy infermiere janë gjithashtu duke u marrë në pyetje për shkak se besohet që ato kishin ndihmuar për t’ia siguruar tre personave të tjera qasjen në të dhënat mjekësorë të ish-trajnerit skocez.

“Ne mund të konfirmojmë se një pjesë e stafit që punon në Salford Royal është duke u hetuar për momentin për shkak të shkeljes së të drejtës në privatësi për të dhënat mjekësorë”, ka thënë zyrtari i spitalit, Chris Brookes.
Shtuar më 03/12/2018, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori