​FIFA konfirmon hetimet ndaj futbollistëve rusë
FIFA e ila është në duke bashkëpunuar me organizata dhe agjenci të ndryshme, e ka konfirmuar se hetimet ndaj futbollistëve rusë janë duke vazhduar, për shkak të dyshimit se ata kishin përdorur doping.

Mbi ecurinë e Rusisë në Botëror nisën të aludojnë edhe për përdorim dopingu. Mediat gjermane shkruan se lojtarët rusë kanë përdorur herë pas here amoniak, një substancë që duhet të jetë e ndaluar, pasi ndikon në paraqitjen sportive. Por për këto akuza kishte reaguar mjeku i kombëtares ruse, Eduard Bezuglov.

“Ishte thjesht amoniakut i vënë në topa pambuku. Është diçka që ata e bëjnë me mijëra atletë, është përdorur për dekada, jo vetëm në sport, por edhe në jetën e përditshme. Kur dikush humb vetëdijen ose ndihet i dobët”, kishte shpjeguar mjeku.

Megjithatë, FIFA është duke i vazhduar hetimet për këto akuza, por jo në lidhje me turneun e Kupës së Botës. FIFA shpesh herë është akuzuar se i ka injoruar dëshmitë për përdorim të dopingut në futbollin në Rusi. Ata fillimisht ishin paralajmëruar për një gjë të tillë në dhjetor të vitit 2016 nga Richard McLaren.

Hetimet për shumë futbollistë janë duke vazhduar. Ne jemi duke bashkëpunuar me shumë organizata kundër dopingut. Hetimet nuk janë të lidhura me Kupën e Botës, por janë ty lidhura me futbollin rus”, ka thënë një zëdhënës i FIFA-s për DailyMail.
Shtuar më 23/09/2018, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori