FIFA nuk njeh debutimin e Januzajt
FIFA ka anuluar ndeshjen ndërmjet Belgjikës dhe Luksemburgut të vitit 2014, aty ku kishte debutuar edhe Adnan Januzaj

Arsyeja e anulimi të kësaj miqësoreje është se Belgjika kishte bërë shtatë zëvendësime, një më shumë se sa ishte e lejuar dhe fitorja 5:1 tashmë është anuluar.

Ky vendim nuk ka sjellë vetëm këtë pasojë. Edhe debutimi i Adnan Januzajt me Belgjikën tashmë nuk njihet zyrtarisht nga FIFA.

Por, ndërsa Lukaku do të ketë mundësinë të arrijë rekordin prej 30 golash, kur Belgjika të zhvillojë miqësoret para Botërorit të Rusisë në muajin mars të vitit të ardhshëm, nuk dihet nëse për Januzajt ka ndonjë “debutim zyrtar” me Belgjikën apo jo.

Januzaj ka qenë i grumbulluar me kombëtaren e Belgjikës në dy ndeshjet e fundit miqësore ndaj Meksikës dhe ndaj Japonisë, por nuk ka luajtur asnjë minutë, duke qëndruar vetëm në bankën rezervë. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2017, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori