​Flasin statistikat, ky është sezoni më i mirë i Messit (FOTO LAJM)

Edhe pse tani është 31-vjeç dhe u vlerësua vetëm si lojtari i pestë më i mirë i vitit, në garën për Topin e Artë, Lionel Messi ka arritur rekorde më të mirë këtë sezon.

Këtë sezon, argjentinasi ka mesataren më të mirë në karrierën e tij sa i përket ndikimit në lojë brenda 90 minutave, përmes asisteve dhe golave të shënuara, duke i përjashtuar këtu golat e shënuara nga pika e penalltisë.

Messi, pas golit të shënuar mbrëmë në ndeshjen kundër Eibarit, u bë lojtari i parë në histori të La Ligës që arrin t’i shënojë 400 gola gjatë karrierës së tij. Argjentinasi kishte thyer rekordin për më së shumti gola në këtë ligë para disa kohëve.

Përkundër që Messi u rendit në vendin e pestë në garën për Topin e Artë këtë vit, me të cilin u shpërblye Luka Modrici, shumë persona mendojnë se argjentinasi mbetet lojtari më i mirë në futboll.

Statistikat e Messit këtë sezon mbështesin këtë pretendim të tifozëve të Messit, pasi që ylli argjentinas ka arritur të shënojë 17 gola dhe ka bërë 11 asiste në vetëm 17 paraqitje në La Liga këtë sezon./albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori