​Gianni Infantino, president i FIFA-s deri në vitin 2023
Gianni Infantino do të shërbejë si president i organit qeverisës të futbollit botëror, FIFA-s, për edhe katër vjet të tjera, pasi që është kandidati i vetëm në këto zgjedhje.

FIFA ka thënë se vetëm Infantino i kishte të gjitha dokumentet e kërkuara për t’u nominuar. Edhe vetëm të tjerë të nominuar nga 211 federatat anëtare kishin synuar të merrnin pjesë në këto zgjedhje, mirëpo nuk i kompletuan dokumentet para se të mbyllej afati.

Megjithatë, për t’u emëruar përsëri në karrigen e presidentit të FIFA-s, Infantino duhet t’i kalojë disa teste për integritet dhe ligjshmëri. Pas këtyre testeve, ai do ta fitojë të drejtën e shpalljes përsëri president i FIFA-s, pas zgjedhjeve që mbahen më 5 qershor në Paris.

48-vjeçari pritej edhe më parë t’i fitonte zgjedhjet pasi që e kishte mbështetjen e shumicës Federatave anëtare të FIFA-s. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori