​Giggs: Shkarkimi i Mourinhos nuk do të ndryshojë asgjë te United
Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, beson se edhe nëse trajneri portugez, Jose Mourinho, shkarkohet nga posti i trajnerit, situata në klub nuk do të ndryshojë.

“Nuk e shoh sesi ndryshimi i trajnerit në këtë fazë të sezonit mund të ndryshojë diçka. Të gjithë e dinë se ai ka qenë një trajner i suksesshëm gjatë viteve të fundit. Unë besoj se ai duhet të qëndrojë në pozitën e trajnerit për ta ofruar një stabilitet që nuk e kemi pasur më herët”, ka thënë Giggs.

“Por, rezultatet duhet të ndryshojnë. Mendoj se e kemi trajnerin dhe lojtarët e duhur për ta bërë këtë gjë. Me çdo ndeshje të cilën nuk e fitojnë, detyra për t’u futur në top katërshe bëhet edhe më e vështirë”.
Shtuar më 26/11/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori