​Griezmann: Mbappe më kujton Ronaldon
Ylli francez i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka thënë se bashkëkombësi i tij në Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ia kujton atij yllin portugez, Cristiano Ronaldon, gjatë kohës që ky i fundit luante për Manchester Unitedin.

"Kylian Mbappé më kujton Cristiano Ronaldon në Manchester United, ai është lojtari që luan në krah, i cili ka dribluar shumë, por nuk ka kërkuar domosdoshmërisht golin. Kur Kylian të bëj atë që bëri Cristiano në Madrid, mendoj se ai do të fillojë të shënoj 50 gola në sezon", ka thënë Griezmann.

Si Griezmann dhe Mbappe janë nominuar në listën e 30 lojtarëve të Topit të Artë. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2018, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori