​Ish-talenti i Barcelonës shpreh realist: Nuk isha Messi i ri
Pëlqej
Ka pasur shumë futbollistë të cilët gjatë viteve të fundit janë etikuar me nofkën “Lionel Messi i ri”, mirëpo ish-lojtari i Barcelonës, Bojan Krkic, ka treguar ai e kishte pasur të vështirë ta përballonte presionin që vinte me këtë nofkë.

“Vitin tim të parë shënova 10 gola në La Liga. Njerëzit filluan të thonë se ky është Messi i ri. Nuk mund të bësh asgjë për këtë gjë. Në fund, unë i di aftësitë e mia dhe e di se nuk jam Messi”, ka thënë Krkic.

“Unë jam Bojan. Nëse njerëzit thonë: ‘Ky njeri nuk është Messi i ri’, atëherë po, nuk isha Messi i ri. Messi shënon nga tri gola çdo ndeshje. Nëse e shënon vetëm një gol, kjo nuk mjafton. Kur shkova në Romë dhe Milan, nuk shkova si Bojan, por si një yll i ri, si Messi i ri”.

“Kështu që nëse shkon atje dhe luan mirë, kjo nuk mjafton. Duhet të jesh më i miri, duhet të jesh Messi i ri. Kjo gjë nuk më ndihmoi”, përfundoi Krkic.
Shtuar më 06/12/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori