​Luis Alberto dërgohet me urgjenc në spital
Mediat në Itali raportojnë se mesfushori i Lazios, Luis Alberto u dërgua me urgjencë në spital për një apendektomi urgjente këtë mbrëmje.

Sipas “Corriere dello Sport”, “Lazioneës.eu” dhe “Lalaziosiamonoi.it”, reprezentuesi spanjoll iu nënshtrua operacionit në klinikën Paideia në Romë.

Pjesa problematike në organizmin e tij thuhet se u hoq pa ndërlikime dhe ai së shpejti do të dërgohet për në shtëpi.

Luis Alberto pritet të mbetet jashtë fushës për shtatë deri në 10 ditët e ardhshme, duke munguar në ndeshjet kundër Parma dhe Sassuolos, përcjell KosovaPress.

Ai shpreson të rikthehet për përballjen me Atalantan më 31 janar.
Shtuar më 19/01/2021, ora 22:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori