​Mane zbulon se si bindi Firminon që të luante kundër PSG
Sulmuesi senegalez i Liverpoolit, Sadio Mane, ka zbuluar se ai e kishte bindur bashkëlojtarin e tij, Roberto Firminon, të luante në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit përmes një mesazhi, vetëm 24 orë para se të fillonte ndeshja.

Mendoj se atij nuk i nevojitet syri për të luajtur, kështu që ia thashë këtë. Ia dërgova një mesazh të hënën, duke i thënë: ‘Hej Bobby [Roberto Firmino], forca, kemi nevojë për ty’”, ka thënë Mane në një interviste pas ndeshjes me PSG-në e cila përfundoi me rezultat 3-2.

“Të gjithë i kemi parë golat e tij që i shënon pa e shikuar portën, kështu që nuk mendoj se atij i nevojitet syri i tij për të luajtur. I dërgova atij mesazh, duke i thënë: ‘Nuk ke nevojë për syrin tënd’”, u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori