​Messi dhe Fabregas blejnë aksionet e klubit spanjoll (FOTO LAJM)

Viti 2019 duket se do të jetë një vit mjaft emocionues për Andorrën, klubi ky i cili sapo është blerë nga kompania e qendërmbrojtësit të Barcelonës, Gerrard Pique.

Mirëpo, nuk është vetëm Pique i përfshirë në këtë klub, pasi që tani është edhe Lionel Messi dhe Cesc Fabregas që kanë blerë aksione të klubit.

Gazeta spanjolle, El Diari d’Andorra, raporton se Messi dhe Fabregas kanë blerë një numër të madh të aksioneve të klubit, mirëpo jo aq shumë sa kompania e Pique, Kosmos.

Klubi nga Andorra për momentin është duke garuar në ligën regjionale të Katalunjës, mirëpo synon që të promovohet në Tercersa, nivelin e katërt të futbollit në Spanjë.

Ish-futbollistët e Barcelonës, Albert Jorquera dhe Gabri Garcia, janë emëruar në pozitat e trajnerëve në Andorra dhe ata do të tentojnë ta bëjnë realitet ëndrrën e klubit për ta kaluar nga futbolli amator në atë profesionist. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2019, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori