​Messi zbulon sekretin e shënimit të golave nga goditjet e dënimit
Pleshti i Barcelonës, Lionel Messi, ka zbuluar sekretin prapa aftësisë së tij për të shënuar gola nga goditjet e lira, duke e bërë dallimin mes këtyre të fundit dhe penalltive. Sipas argjentinasit, saktësia nga gjuajtjet e lira mund të përmirësohet duke ushtuar.

“Është e vërtetë që ne qëndrojmë shpeshherë pasi të përfundojmë stërvitjet për t’i ushtruar jo vetëm gjuajtjet e lira, por edhe goditjet nga jashtë zonës së portierit. Ti mësohesh me goditjen e topin në një mënyrë të caktuar dhe vazhdimisht e zbulon formën më të mirë. Në fund të fundit, gjithçka varet nga stërvitjet dhe ushtrimet”, tha Messi.

“Penalltitë dhe gjuajtjet e lira janë të ndryshme. Në gjuajtje të lirë e ke një mur mbrojtës, një distancë më të madhe dhe është një lloj tjetër i goditjes. Gjithashtu, ti nuk e ke presionin që duhet të shënosh patjetër, sepse goditjet e lira mund edhe të mos përfundojnë si gola”.

“Në rastin e penalltive ke shumë më shumë për të humbur. Këtu, portieri ndihet më rehat. Nëse lojtari shënon, është normale pasi që është penallti. Ai i cili e godet topin pritet të shënojë më shumë sesa që pritet nga portieri ta mbrojë portën. Presioni është i ndryshëm”. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori