​Nesër merret vendimi për shitjen e stadiumit "Wembley"
Pëlqej
Një takim i rëndësishëm do të mbahet nesër për të vendosur rreth shitjes së stadiumit kombëtar të Anglisë, Wembley. Problemi i cili do të diskutohet ka të bëjë me 170 milionët eurot që do t’i takojnë Ligës së Futbollit.

Liga e Futbollit do ta përfitojë këtë shumë nëse Federata e Futbollit të Anglisë vendosin t’ia shesin stadiumin pronarit të Fulhamit, Shadir Kham, për 673 milionë euro, pasi që paratë e përfituara duhet të ndahen mes sporteve profesioniste dhe amatore të zhvillohen në Wembley.

Dhe në vend se t’ia dorëzojnë këto 170 milionë euro Federatës së Futbollit për të ndihmuar në zhvillimin e akademive të futbollit, ashtu siç dëshirojnë të bëjnë klubet e Premier Leagues, Liga e Futbollit dëshiron t’i investojë vetë këto para përmes 72 klubeve anëtare të organizatës së tyre.

Liga e Futbollit beson se klubet e tyre, të cilat do të merrnin nga rreth 3 milionë euro, do të bënin shumë më shumë për komunitetin e futbollit se sa që do të mund të bënte Federata e Futbollit e Anglisë.

Por, Liga e Futbollit nuk ka arritur të gjejë marrëveshje me Federatën e Futbollit të Anglisë. Edhe pse ata janë shprehur të bindur se marrëveshja do të arrihet nesër, kjo gjë është vënë në dyshim nga mediat angleze.
Shtuar më 13/09/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori