​Presidenti i La Ligas vjen me kritika të ashpra ndaj Real Madridit
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, nuk është aspak i kënaqur me sjelljen e drejtuesve, lojtarëve dhe trajnerit të Real Madridit, të cilët po protestojnë vazhdimisht kundër përdorimit të VAR-it, pasi që beson se këto ankesa nuk po e lejojnë implementimin e duhur të kësaj teknologjie.

“Jam kritik ndaj mënyrës se si Real Madrid ankohet për VAR-in dhe nuk mund ta lejojmë një situatë të tillë ku Perez më telefonon 20 minuta pasi përfundon një ndeshje dhe kjo gjë bëhet publike”, ka thënë Tebas.

“Mua më duket gabim dhe kjo shoqërohet në media, ku diskutohet nëse dikush është pro pavarësisë, anti-madridist dhe gjëra të tilla të koha. Unë e di se kush është zëdhënësi që bën gjëra të tilla”, deklaroi Tebas.
Shtuar më 30/01/2019, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori