​Pronarët e Unitedit i përgjigjen princit arab
Pëlqej
Pas raportimeve se princi arab, Mohammad bin Salman, dëshiron të blejë Manchester Unitedin, tani është bërë e ditur se familja Glazer, nuk duan ta shesin klubin për momentin, madje as edhe një pjesë të aksioneve.

Siç raporton "The Sun" - 33-vjeçari dëshiron ta fillojë karrierën e tij në botën e futbollit dhe e vlerëson klubin anglez, në pronësi në familjes amerikane Glazer, si klubi i përsosur për investimet e tij. Kjo blerje mund t’i kushtojë atij mbi 4 miliardë euro, por ka mundësi që ai t’i blejë vetëm një pjesë të aksioneve.

Megjithatë, kjo dëshirë e tij nuk pritet të bëhet realitet pasi që familja Glazer, që e mban pronësinë e klubit që nga viti 2005, nuk është e gatshme ta shesë klubin, përkundër kritikave që kanë marrë kohët e fundit nga tifozët e klubit.

Vlera aktuale e klubit vlerësohet të jetë rreth 3 miliardë euro, që është më e ulët se vlera që e kishte klubi në muajt paraprak të këtij vitit, 4 miliardë euro. Megjithatë, edhe nëse oferta e Salmanit është shumë më e lartë se kaq, Glazerat nuk dëshirojnë të shesin Manchester Unitedin.
Shtuar më 21/10/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori