Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka kërkuar falje për ndërhyrjen që ia bëri lojtarin të Viktoria Plzenit, Milan Havelit, mbrëmë gjatë
ndeshjes duke thënë se ai ishte
vetëm një aksident.
“Nuk ishte e qëllimte, larg kësaj. Unë kurrë nuk e kam qëllim ta lëndoj një koleg timin. Dëshiroja të flisja me të pas
ndeshjes, por ai nuk ishte këtu, kështu që
vetëm ia dërgova një mesazh”, ka shkruar Ramosi në Twitter.
“Unë kurrë nuk kam bërë diçka për ta lënduar një futbollist tjetër. Unë nuk do t’i përgjigjem kritikave të personave të tjerë pasi që për fat të mirë unë flas në fushë”.
Ramosi e merr vëmendjen e mediave shpeshherë për ndërhyrje të tillë.
Ndërhyrja që ka bërë më së shumti jehonë gjatë kohës së fundit ishte
ndërhyrja ndaj Mohamed Salahut të Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Shtuar më 08/11/2018,
ora 18:45