​Real Madridi nuk do të luajë në SHBA
Pëlqej
Real Madridi nuk do të detyrohet të luajë asnjë ndeshje jashtë Spanjës nëse nuk dëshirojnë të bëjnë një gjë të tillë. Këtë gjë e ka bërë të ditur drejtuesi i La Ligës, Javier Tebas, i cili tha se kjo punë bëhet në baza vullnetare.

Federata e Futbollit të Spanjës, Shoqata e Futbollistëve të Spanjës, Qeveria Spanjolle, si dhe FIFA, e kanë kritikuar këtë marrëveshje duke thënë se përfitimet financiare po konsiderohet më të rëndësishme se aspekti i futbollit.

Javën e kaluar, edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, bëri të ditur se Real Madridi nuk do të pranojë të luajë jashtë Spanjës, edhe nëse do të duhet të paditet për këtë gjë, pasi që konsideron se nuk është as në interes të klubit e as të tifozëve.

“Nuk është e detyrueshme, nuk ka asnjë problem. Nëse Real Madridi nuk dëshiron të luajë në Amerikën e Veriut, atëherë mund të mos e bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Tebas.

“Nuk është aspak problematike. Si mund të mendoni se La Liga do ta detyrojë një klub të luajë në SHBA? Kjo është punë vullnetare”.

“Janë disa klube që janë të interesuara për shkuar, ndër të cilat është edhe Barcelona. Kështu që jo, nuk e shoh aspak si problem deklaratën e presidentit të Real Madridit”.
Shtuar më 25/09/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori