​Rekord botëror në maratonën e Berlinit
Pëlqej
Eliud Kipchoge shkruan një faqe të historisë së atletikës. Keniani vendosi një rekord të ri botëror të maratonës dhe këtë e bëri në turneun e zhvilluar në Berlin.

Kipchoge përshkoi 42 km në kryeqytetin e Gjermanisë me kohën 2 orë, 1 minutë e 39 sekonda, duke thyer me mbi 2 minuta rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 1967 nga Derek Clayton.

Me rekordin e vendosur në Maratonën e Berlinit, Kipchoge konfirmohet si një prej atletëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Kampion botë në 5.000 m në Paris, në vitin 2003 kur ishte 18 vjeç, si dhe kampion olimpik në maratonë, Kipchoge ka marrë pjesë në 10 gara të kësaj disipline, duket fituar 9 të tilla. Në Monza në vitin 2017, ai regjistroi kohën fantastike prej 2 orësh e 25 sekondash, por që nuk është regjistruar.
Shtuar më 16/09/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori