​Tatuazhi i futbollistit argjentinas pas takimit me Messin
Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, është shumë i adhuruar anembanë botës, dhe nga ky grup nuk përjashtohen as shokët e tij.

Futbollisti argjentinas i Atletico Patense, Hernan Lamberti, është shoku i tij i fundit që e ka shprehur adhurimin për Messin.

Lamberti dhe Messi njihen pasi që ata të dy i presin flokët te i njëjti person. Për këtë arsye, Lamberi ia kishte dërguar Messit një dhuratë: një fanellë të tij të Aldosivit, ku kishte luajtur gjatë viteve 2012-2016.

Sapo e kishte marrë këtë dhuratë, Messi, në shenjë falënderimi, e kishte bërë një fotografi duke e mbajtur fanellën e mikut të tij.

Lambertin e gëzoi aq shumë kjo fotografi saqë vendos që atë ta mbajë me vete përgjithmonë, duke e bërë tatuazh.

Për më tepër, Messi së fundi ka postuar një fotografi ku shihet koleksioni i tij i fanellave, ku shihet se fanella e Lambertit është bashkë me atë të Luis Saurezit, Raulit, Dani Alvesit, Sergio Agueros dhe Francesco Tottit. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori