​Tifozët e Interit sulmojnë bashkëshorten e Mauro Icardit
Problemet për Mauro Icardin kanë shpërthyer gjatë ditëve të fundit, pasi që klubi zikaltër i hoqi atij shiritin e kapitenit për shkak të komenteve të Wandas në televizion për negociatatat e rinovimit të kontratës.

Këtë mëngjes, ajo kishte qenë duke vozitur pranë stadiumin San Siro, kur vetura e saj u godit nga gurë. Fëmijët e saj ishin në ulëset e pasme të veturës, mirëpo askush nuk u lëndua nga ky incident.

Sipas "SportMediaset", Wanda u kishte thënë policëve se ajo dhe të gjithë të afërmit e Icardit kanë marrë mesazhe kërcënuese nga tifozët e Interit.

Sulmuesi argjentinas nuk pritet të marrë pjesë as në ndeshjen e nesërme të Serisë A, kundër Sampdorias. Përkundër që besohet se arsyeja të jetë për shkak të këtyre incidenteve, zyrtarisht thuhet se është për shkak të një lëndimi. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori